Balla i shkruan Ruçit: Meta po pengon shqiptarët të votojnë


load
Gazeta Express
10 Qershor 2019 16:43

Përmes një letre drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, kreu i deputetëve të PS-së, Taulant Balla bën kërkesë për mocion me debat për shkarkimin e Presidentit Meta.

Kjo kërkesë vjen vetëm pak orë pasi Meta shfuqizoi dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit.

Në kërkesën që Balla i dërgon Ruçit thotë se akti i Presidentit Meta është i paprecedentë dhe i pavlefshëm.

“Ky akt synon te pengojë në mënyrë të kundraligjshme realizimin e se drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor”, thuhet në të.

Te fundit


Kthehu lart