Bale s’heq dorë nga asnjë cent prej pagës së tij në Real Madrid - Gazeta Express
string(62) "bale-sheq-dore-nga-asnje-cent-prej-pages-se-tij-ne-real-madrid"

Futboll

Gazeta Express

03/03/2021 15:42

Bale s’heq dorë nga asnjë cent prej pagës së tij në Real Madrid

Futboll

Gazeta Express

03/03/2021 15:42

Gareth Bale nuk do ta pranojë asnjë ulje page për vitin e fundit të tij në marrëveshjen me Real Madridin.

Bale është i gatshëm ta pranojë përsëri huazimin te ndonjë klub tjetër sezonin e ardhshëm, por pa iu hequr asnjë cent nga paga prej klubit në pronësi të të cilit është, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Tabloidi britanik Mirror raporton se sulmuesi uellsian i fiton 30 milionë euro në sezon, apo rreth 690.000 euro në javë.

Bale ua huazua në Tottenham në verë dhe vetëm tani ka filluar ta gjejë formën e vjetër.

Ai pati një paraqitje mahnitëse në fitoren e Tottenhamit 4:0 ndaj Burnley në Premierligë, duke i shënuar dy gola dhe kjo mund t’i ndryshojë gjërat për ta.

/Gazeta Express/