Gareth Bale është shprehur i gatshëm për t’u kthyer në Real Madrid këtë verë dhe e ka lartësuar trajnerin e ri të madrilenëve, Carlo Ancelotti, duke e nënvizuar njëkohësisht edhe marrëdhënien e mirë që e ka me të.
Edhe pse e ardhmja e tij ende është e pasigurt, Bale do të kthehet në Santiago Bernabeu pas Euro 2020 pasi ka kontratë edhe një vit me klubin, pasi sezonin e kaluar qëndroi te Tottenhami në huazim, transmeton Gazeta Express.
Por gjasat që ai të mbetet në Real Madrid janë rritur dukshëm pas kthimit të trajnerit Carlo Ancelotti në Madrid.
Bale dhe Ancelotti e fituan Ligën e Kampionëve së bashkë në kryeqytetin spanjoll në vitin 2014.
Duke folur para ndeshjes së Uellsit dhe Italinë në Euro 2020, Bale tha: “Mund vetëm të them se kam marrëdhënie të mira me të.”
“Ai është trajner i madh dhe do të bëjë gjëra të mëdha në Real Madrid”, shtoi ai.
/Gazeta Express/