Bale i thotë “JO” Kinës dhe parave


Gazeta Express
22 Korrik 2019 16:42

Gareth Bale e ka mundësinë të bëhet futbollisti më i paguar në histori të futbollit. Mirëpo, ylli uellsian e ka refuzuar një mundësi të tillë, të cilën ia ofronte Kina pasi preferon të vazhdojë të luajë në Evropë

Gareth Bale do të largohet këtë verë nga Real Madridi, shkruan Gazeta Express.

Ylli uellsian ka marrë oferta të ndryshme, por njëra prej tyre ishte më e veçantja.

Në fakt, futbollistin ofanziv e duan në Kinë.

Madje, sipas mediave të huaja, atij i është ofruar një rrogë e “çmendur” prej 1 milion eurosh në javë, e cila do ta bënte atë futbollistin më të paguar në botë.

Mirëpo, ish-futbollisti i Tottenhamit e ka refuzuar përfundimisht këtë ofertë pasi preferon të vazhdojë të luajë në nivele të larta dhe këtë ia mundëson vetëm futbolli evropian. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart