Balaj: Kontrata me Z-Mobile duhet të shkëputet


Gazeta Express
15 Maj 2019 23:40

Lamih Balaj, kryetar i Federatës Sindikale të Pavarur të Telekomit, ka folur për gjendjen në të cilën ndodhet Telekomi i Kosovës. Ai ka thënë se dikur Telekomi i ka dhënë qeverisë deri në 500 milionë euro devidenta, kurse tash, sipas tij, Telekomi është në prag të falimentimit.

Balaj, në DPT te Fidani, në T7, ka thënë se kontrata me operatorin Z-Mobile duhet të shkëputet menjëherë. Ai ka thënë se këtë e kërkojnë të gjithë.

“Për shkëputjen e kontratës me Z-Mobile janë të gjithë. Edhe Bordi i Telekomit e edhe kryeshefi. Nuk duhet të vazhdohet më kjo kontratë dhe nuk duhet të lihet më kështu”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se duhet të shihet se në çfarë gjendje është tash Telekomi.

“Duhet të shihet se pse më Telekomi nuk ka asnjë devidentë. Duhet të shihet se si Telekomi në një kohë ka dhënë deri në 500 milionë euro si devidenta shtetit”.

Balaj ka treguar se kanë dërguar edhe dëshmi e dokumente në Prokurori për dëmet që i janë bërë Telekomit.

“Të gjitha i kemi dërguar në Prokurori. Ka dëshmi të shumta se si është zhvatur kjo kompani”

Te fundit


Kthehu lart