Balaj-Halimaj: Kurti duhet t'ua kthejë Prizrenin qytetarëve - Gazeta Express
string(58) "balaj-halimaj-kurti-duhet-te-ja-kthej-prizrenin-qytetareve"

Lajme

Gazeta Express

01/12/2020 10:20

Balaj-Halimaj: Kurti duhet t’ua kthejë Prizrenin qytetarëve

Lajme

Gazeta Express

01/12/2020 10:20

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, e cila është edhe anëtare e Kryesisë së Nismës, ka reaguar ndaj një deklarate të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili ka thënë se komunat duhet t’u kthehen qytetarëve nga komunarët.

Balaj-Halimaj ka thënë se para se VV-ja të flasë për komunat tjera, duhet t’ua marrë komunarëve të saj Prizrenin dhe t’ua kthejë qytetarëve dhe për këtë ajo ka thënë se do t’i ndihmojnë sërish.

Lexo Edhe:

Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, zv.kryeministrja ka thënë se prej kur VV-ja mori pushtetin në Prizren, sipas të dhënave zyrtare, migrimi në Prizren është rritur mbi 400% në raport sa ishte në vitin 2016.

Shkrimi i saj i plotë:

Nga 2017 që nga koha kur mori pushtetin Vetvëndosje në Prizren, e deri më 2019 (pa të dhëna për 2020) sipas Agjensisë së Statistikave të Kosovës, migrimi në Prizren është rritur mbi 400% në raport me sa ishte në vitin 2016!

Nëse për largimin e qytetarëve nga komuant tjera përgjegjëse janë partitë tjera që janë në pushtet, atëherë poaq përgjegjëse për migrimin e qytetarëve nga Prizreni është Vetëvendosja! Prandaj para se VV të kritikoj të tjerët duhet dhënë llogari për qeverisjen e keqe dhe të dëmshme që ka pasur në Prizren!

Para se të flas për komunat tjera VV duhet t’ua merr komunarëve të saj Prizrenin dhe t’ua kthejë qytetarëve, e që për këtë do t’i ndihmojmë përsëri ne.