Bajrami: Kurti e Murati i kanë bërë jokushtetuese edhe institucionet tjera, Prokuroria Speciale të reagojë menjëherë - Gazeta Express
string(114) "bajrami-kurti-e-murati-i-kane-bere-jokushtetuese-edhe-institucionet-tjera-prokuroria-speciale-te-reagoje-menjehere"

Lajme

Gazeta Express

20/07/2025 17:28

Bajrami: Kurti e Murati i kanë bërë jokushtetuese edhe institucionet tjera, Prokuroria Speciale të reagojë menjëherë

Lajme

Gazeta Express

20/07/2025 17:28

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se Albin Kurti dhe Hekuran Murati “i kanë bërë joligjore dhe jokushtetuese edhe institucionet e vendit”, pasi Gjykata Supreme e konsideroi nxjerrjen e akteve nënligjore nga ministrat që janë njëkohësisht deputetë, si të kundërligjshme dhe shkelje të dispozitave kushtetuese.

Ajo shkroi në Facebook se Dogana po drejtohet nga një person i emëruar në mënyrë joligjore.

“Hekurani, ky interpretues i vetëshpallur i Ligjit, Kushtetutës dhe i rrethanave politike në partitë e tjera, është në shkelje të vazhdueshme penale që nga 27 marsi. Ai së bashku me Kurtin jo vetëm që kanë vepruar jashtëligjshëm, por kanë bërë joligjore e jokushtetuese edhe institucionet e tjera të vendit”, shkroi Bajrami.

“Dogana e Kosovës si institucioni kryesor për mbledhjen e të hyrave buxhetore sot drejtohet nga një person i emëruar në mënyrë tërësisht joligjore dhe jokushtetuese”, shtoi ajo.

Bajrami tha se “Prokuroria Speciale duhet të reagojë menjëherë për të mbrojtur rendin kushtetues dhe ligjshmërinë në vend”.

“ASKUSH MBI LIGJIN”.