Bajrami: Konjufca të japë dorëheqje, sepse fati i koalicionit varet nga pozita e tij - Gazeta Express
string(82) "bajrami-konjufca-te-jape-doreheqje-sepse-fati-i-koalicionit-varet-nga-pozita-e-tij"

Gazeta Express

22/01/2020 21:14

Bajrami: Konjufca të japë dorëheqje, sepse fati i koalicionit varet nga pozita e tij

Gazeta Express

22/01/2020 21:14

Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se pret që  kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të japë dorëheqje sepse fati i koalicionit në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK’së varet nga pozita e tij.

 “Sa i përket rastit të Konjufcës, nuk është tallje, bile unë personalisht duke e njohtë Konjufcën, ai do të reflektoi dhe të japë dorëheqje vet. Sepse këto ditë fati i koalicionit varet nga kjo pozitë”, është shprehur Bajrami.

Lexo Edhe:

Madje ajo beson se Konjufca nuk e ka ditur se do të zgjidhej kryetar i Kuvendit në seancën konstituive të 26 dhjetorit, ku edhe Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit.

“Në seancën e 26 dhjetorit, Konjufca nuk ka qenë i përgatitur për atë pozitë”, ka thënë Bajrami.