Bajrami jep disa sqarime: Deputetët e VV-së e dinë që kryejnë vepra penale, organet e drejtësisë të veprojnë - Gazeta Express
string(106) "bajrami-jep-disa-sqarime-deputetet-e-vv-se-e-dine-qe-kryejne-vepra-penale-organet-e-drejtesise-te-veprojne"

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 18:14

Bajrami jep disa sqarime: Deputetët e VV-së e dinë që kryejnë vepra penale, organet e drejtësisë të veprojnë

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 18:14

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një postimi ka thënë se deputetët e VV-së e dinë që po kryejnë vepra penale, dhe se të njëjtit, për këtë arsye kanë nisur fushatë të viktimizimit dhe propagandës ndaj gjyqësorit, shkruan Gazeta Express.

Deputetja e LDK-së, ka bërë thirrje ndaj organeve të drejtësisë që të veprojnë dhe të zbatojnë ligjin dhe Kushtetutën.

Bajrami ka deklaruar edhe se, deputetët e VV-së po e bllokojnë kuvendin, po e rëndojnë jetën e qytetarëve dhe se të njëjtit po sfidojnë rendin ligjor e kushtetues të Kosovës.

Postimi:

Disa sqarime për deputetët që po kryjnë vepra penale duke mbjtur të uzurpuara pozitat qeveritare

E para, lëndë në Gjykatë Kushtetuese mund të dërgojnë vetëm deputetët që kanë fituar mandatin, që janë certifikuar, që janë betuar dhe që VOTOJNË në Parlamentin e Kosovës.

E thjeshtë, nëse nuk je deputet nuk mund votosh në Parlament.

 Ligji dhe Kushtetuta e kanë kufizuar ndërsa Gjykata Supreme e ka sqaruar përfundimisht se deputeti nuk mund të jetë në dy funksione.

E dyta, Kushtetuta në nenin 70 e thotë se mandati i deputetit fillon në ditën kur certifikohen zgjedhjet. S’je deputet nëse s’ke bërë betim, s’mund të jesh deputet nëse je i emëruar anëtar i Qeverisë.

E treta, Neni 26 i Ligjit për Qeverinë e thotë qartë se  “Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të jap dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve”.

E katërta dhe po aq e rëndësishme: Qeveria në dorëheqje NUK lejohet të miratojë as STRATEGJI dhe madje as KONCEPT DOKUMENT.

Pra, me Ligj që e kanë miratuar e hartuar vetë, e kanë ndalu të miratojnë dokumente që janë më pak të rëndësishme se aktet ligjore e nënligjore.

Duke e bllokuar Kuvendin e Kosovës, duke rënduar jetën e qytetarëve për çdo ditë, deputetët e Vetëvendosjes po sfidojnë rendin ligjor e kushtetues të Kosovës.

Duke e ditur se po shkelin ligjet dhe kushtetutën dhe rrjedhimisht po kryejnë vepra penale kanë nisur fushatën e viktimizimit dhe propagandës se gjyqësori po përgatit arrestimin e “ministrave” në llogari të partive tjera.

U bëj thirrje edhe një herë organeve të drejtësisë të veprojnë, të zbatojnë ligjin dhe Kushtetutën dhe të vlejë parimi për të gjithë: ASKUSH MBI LIGJIN!