Bajrami e LDK’së: Kemi dhënë mjaftueshëm, nuk do të heqim dorë nga oferta - Gazeta Express
string(70) "bajrami-e-ldkse-kemi-dhene-mjaftueshem-nuk-do-te-heqim-dore-nga-oferta"

Gazeta Express

22/01/2020 21:09

Bajrami e LDK’së: Kemi dhënë mjaftueshëm, nuk do të heqim dorë nga oferta

Gazeta Express

22/01/2020 21:09

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se subjekti i saj nuk do të heqë dorë nga oferta e fundit dërguar drejt VV’së.

“Kemi dhënë mjaftueshëm, nuk do të heqim dorë nga oferta”, ka thënë Bajrami.

Lexo Edhe:

Tutje ajo ka thënë se VV dhe mediet janë munduar të lënë fajtore LDK’në prej fillimit të negociatave për krijimin e koalicionit.

“Ne nuk kemi dalë në medie për arsye se nuk kemi dashur të ndikojmë në prishjen e një marrëveshje eventuale. Por kur e pamë se raportimet në medie kishin spekulime të shumta, atëherë nuk patëm zgjidhje dhe dolëm e treguam ofertën tonë”, tha ajo.

“Nëse LDK po kërkon shumë, atëherë ne kemi 28 vota për kryeparlamentarin dhe qeverinë Kurti pa dhënë asgjë”

Sipas Bajramit, oferta e LDK’së është ajo që të i jepet kryeparlamentari deri në kohën kur do të merrte presidentin LDK’ja. Pastaj do i kthente VV’së këtë pozitë. /Express/