Bajram Gecaj i përgjigjet deputetit të Nismës: Bilall Sherifi e pickoi LDK-në


Gazeta Express
20 Gusht 2019 14:21

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, e ka quajtur mushkonjë deputetin e Nismës, Bilall Sherifin, i cili sot në një intervistë për Gazetën Express ia ka kujtuar LDK-së kohën kur së bashku me PDK-në kishin krijuar qeverinë.

“Sot, në ditën ndërkombëtare të mushkonjave, LDK-së i vjen një pickim nga Bilall Sherifi”, ka shkruar Gecaj në Facebook.

E ky reagim i Gecajt ka ardhur pasi Sherifi në një intervistë për Express kur është pyetur për koalicionet zgjedhore e ka thumbuar LDK’në duke ia rikujtuar kohën kur ishte bashkuar me PDK’në për krijimin e qeverisë.

“Nisma konsideron që bllokimi i institucioneve për muaj të tërë nuk është rruga që duhet ndjekur! Nisma është e përcaktuar që të mos bllokojë krijimin e institucioneve. Nuk kemi nevojë të ecim dy herë në të njëjtën rrugë, sepse përvoja e vitit 2014 na ka treguar se bllokada nuk funksionon. Apo, thënë ndryshe, bllokada funksionon derisa LDK-ja “për interes të vendit” ta thyejë atë”, ka thënë Sherifi./GazetaExpress

Te fundit


Kthehu lart