Bajqinovci i quan “skena teatrale” ato që ndodhën në Kuvendin e Serbisë - Gazeta Express
string(69) "bajqinovci-i-quan-skena-teatrale-ato-qe-ndodhen-ne-kuvendin-e-serbise"

Lajme

Gazeta Express

02/02/2023 20:43

Bajqinovci i quan “skena teatrale” ato që ndodhën në Kuvendin e Serbisë

Lajme

Gazeta Express

02/02/2023 20:43

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, i ka cilësuar si skena teatrale ato që ndodhën në Kuvendin e Serbisë ku disa deputetë të opozitës u sulën ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Bajqinovci i ka krahasuar ato skena me ngjarjet e viteve 90-ta ku protagonistë ishin të akuzuarit për gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare, Sllobodan Millosheviq dhe Vojisllav Sheshel.

“Skenat teatrale në Parlamentin e Serbisë, janë vazhdimësi e politikës hibride që Serbia i aplikoi në fundshekullin e kaluar, kur në skenën e diplomacisë dhe të politikës zyrtare thureshin skenare të përkushtimit të rrejshëm për paqe të Beogradit zyrtar, e në anën tjetër, tanket serbe vazhdonin shkatërrimet e vrasjet”

Lexo Edhe:

“Politika zyrtare në Serbi po përdorë taktikat e njëjta me Millosheviqin, që provonin krahasimin e tij me Vojisllav Shehelin për ta bërë të duket kreu shtetëror i moderuar”, ka thënë Bajqinovci.

Bajqinovci shton se skena të tilla shërbejnë vetëm për të hutuar faktorin ndërkombëtar.

“Rezultati i aksioneve e skenave politike që i pamë sot në Serbi, është për të vënë në lajthitje faktorin ndërkombëtar për ta shitur sa më shtrenjtë ‘konstruktivitetin’ në procesin e arritjes së marrëveshjes për normalizim me Republikën e Kosovës, më saktë, është reflektim i frikës se mos faktori ndërkombëtar, do të reflektojë karshi rezistencës së Qeverisë Kurti për të marrë parasysh rreziqet e skenarëve të bosnjëzimit të Kosovës”, ka thënë ai në një status të tijin në rrjetin social Facebook.

“Opozita atje po i vetëofrohet Vuçiqit për të neutralizuar rezistencën e Kosovës derisa opozita në Kosovë po përpiqet në çdo hap të minojë përpjekjet e Qeverisë tonë për parandalimin e rreziqeve që fshehen pas AKSHS. Opozita kosovare në termat e efekteve politike të saj, nënkuptojnë partneritet me pragmatistët ndërkombëtar e me vet politikën zyrtare të Vuçiqit e Serbisë, vetëm e vetëm që të minojë rolin e Albin Kurtit në ruajtjen e sovranitetit, integritetit dhe rendit aktual kushtetues në Republikën e Kosovës”, shtoi ai. /Gazeta Express/