Bailly tregon se e kishte mohuar Cityn për t’ju bashkuar Unitedit - Gazeta Express
string(64) "bailly-tregon-se-e-kishte-mohuar-cityn-per-tju-bashkuar-unitedit"

Bailly tregon se e kishte mohuar Cityn për t’ju bashkuar Unitedit

Futboll

Gazeta Express

27/11/2020 18:16

Eric Bailly ka treguar se ai i ishte bashkuar Manchester United më 2016 pasi që kishte refuzuar City dhe kjo ishte arritur vetëm me një thirrje që ia kishte bërë Jose Mourinho, e cila e kishte bindur atë që të kalojë në Old Trafford

Duke shpjeguar këtë telefonatë të karrierës, ai ishte në bisedime edhe me Barcelonën që kërkonte shërbimet e tij, por 26 vjeçari zgjodhi tjetër drejtim.

Lexo Edhe:

“Në verën e vitit 2016 kishte shumë thashetheme për mua”, tha ai për Mundo Deportivo.

“Isha në Bregun e Fildishtë, në dhomën e drekës në shtëpi me nënën time kur ra zilja e telefonit. Ishte një numër portugez; Mourinho. Ai me tha që të luaja për të, që ai me pëlqente prej që me kishte parë duke luajtur për Espanyol dhe Villarreal”.

“Edhe Manchester City ishin interesuar më parë, por nëse Mourinho ju telefonon, nuk mund t’i thuash jo”.

“As Barçës nuk mund t’i thoni jo. Kjo ndodhi për shkak se interesi i tyre nuk ishte publik dhe jo edhe aq këmbëngulës”, tha Baily. /GazetaExpress/