Bad News Eagles mposhten në ndeshjen e dytë nga NiP
Sporte tjera
Gazeta Express
05/10/2022 18:30
Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles është mposhtur nga ekipi suedez, NiP me rezultatin 16:7.
BNE u mbajtën mjaft mirë në pjesën e parë duke humbur 8:7, por pjesa e dytë ishte fatale për ta, duke mos e fituar asnjë raund, shkruan Gazeta Express.
Tani, ekipi kosovar ka një fitore dhe një
humbje, teksa do të kërkojë kualifikimin në dy ndeshjet e tjera.
Kujtojmë se nëse arrijnë tri fitore, ata
do të kualifikohen për Major, i cili zhvillohet në Rio De Janeiro të Brazilit.
/Gazeta Express/