Babish: Do kërkoj nga Kuvendi i Çekisë ratifikimin e protokollit për anëtarësim në NATO


Gazeta Express
11 Qershor 2019 14:34

Kryeministri i Çekisë Andrej Babish i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut bëri të ditur se do tu kërkojë dhe apelojë deputetëve të Çekisë për të ratifikuar protokollin e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO.

“Pasi i keni përfunduar të gjitha detyrat duhet që edhe ata të mbajnë fjalën. Jeni shembulli më i mirë në rajon dhe do të ishte e pakuptimtë dhe shumë demotivuese nëse vendi juaj nuk merr datë. Maqedonia e Veriut dhe Ballkani Perendimor është i rëndësishëm për Evropën. Këto njerëz i përkasin Evropës dhe do të ishte e pakuptimtë nëse nuk janë atje. Do t’u kërkoj dhe apeloj edhe deputetëve të Çekisë për të ratifikuar protokollin”, u shpreh kryeministri I Çekisë Andrej Babish./GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart