Babë e bir rrahin 24 vjeçarin shqiptar, i riu përfundon në spital në gjendje të rëndë


load
Gazeta Express
15 Tetor 2019 18:38

Babë e bir janë arrestuar këtë të martë nga policia e Tiranës, pas një konflikti me një 24 vjeçar të cilin e kanë lënë të plagosur.

Konflikti ka nisur për motive të dobëta, ndërsa 24 vjeçari ka përfunduar në spital.

Njoftimi:

Nga Komisariati i Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: H., 40 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u procedua në gjëndje të lirë, djali i tij i mitur, shtetasi K. H., 17 vjeç. Këta dy shtetas (at dhe bir) pas një debati për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me shtetasin G. P., 24 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur rëndë dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor. Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart