Babai marton nusen me një nga të ftuarit pasi dhëndri u vonua në dasmë - Gazeta Express
string(70) "babai-marton-nusen-me-nje-nga-te-ftuarit-pasi-dhendri-u-vonua-ne-dasme"

Babai marton nusen me një nga të ftuarit pasi dhëndri u vonua në dasmë

Fun

Gazeta Express

30/04/2022 8:01

Një baba ka martuar bijën e tij me një nga të afërmit në ceremoni pasi dhëndri nuk po paraqitej në vendin e dasmës në rajonin indian të Maharashtra.

Keshtu që në një kthesë të papritur të ngjarjeve, babai vendosi që ceremonia të “mos shkonte dëm” pasi dhëndri raporotohej se ishte i dehur nuk erdhi në vendin e dasmës deri pas kater oresh.

Lexo Edhe:

Martesa duhet të ndodhte në 22 prill në fshatin Malkapur Pangra kur dhe ishin bërë të gjitha përgatitjet që ceremonia të niste në ora 16.00

Nusja dhe familja e saj pritën për dhëndrin por ai mbërriti vetëm në ora 20.00 kur ishte i dehur, pasi sipas raportimeve ishte duke pirë e duke u dëfryer me miqtë e tij.

Nëna e nuses tha: “Dhëndri dhe miqtë e tij erdhën në ora 8 në vend që të vinin në 4, dhe nisën të bënin konflikte, kështu që e martuam bijën me një nga të afërmit tanë”.

Sipas raportimeve, kur dhëndri u paraqit me vonesë, babai i nuses nuk pranonte më t’ia jepte dorën e te bijes.

Por meqënëse të gjitha përgatitjet ishin bërë për dasmën, babai u konsultua me disa të afërm dhe vendosën ta martonin me dikë tjetër.

Babai i nuses tha: “Ceremonia duhet të ishte kryer më 22 prill por meqënëse pala e dhëndrit ishte shumë e zënë duke u dëfryer dhe mbërritën kaër orë me vonesë, e martova vajzën me një nga të afërmit e mi”./TCH