Babai konfirmon vrasjen e fëmijëve në Sri Lankë: Të paktën vdiqën pa dhimbje


Gazeta Express
22 Prill 2019 22:01

Një avokat i cili i shpëtoi sulmit në Sri Lankë, ka treguar se si gruaja dhe dy fëmijët e tij u vranë nga shpërthimi gjatë kohës sa po hanin mëngjesin në Sri Lankë, duke thënë se “të paktën vdiqën menjëherë, pa ndjerë dhimbje”.

Ben Nicholson, 43 vjeçar, u pa rrugëve të Kolombos, kryeqytetit të Sri Lankës, i mbuluar me gjak dhe dëshpërimisht duke i kërkuar familjarët e tij.

Gruaja e tij, Anita, 42 vjeçare, djali Alex 14 vjeçar dhe vajza Annabel 11 vjeçare, u vranë në një shpërthim në njërin nga restorantet në Sri Lankë, kur dy sulmues vetëvrasës e shpërthyen vendin ndërkohë që mysafirët po hanin mëngjesin.

Sonte avokati britanik, kujton “familjen e mrekullueshme, inteligjente dhe të talentuar që i ofronte gëzim çdo njeriu që njihej me ta”.

Nicholson tha që “fatmirësisht, ata vdiqën menjëherë, pa ndjerë dhimbje ose pa vuajtur”, në tavolinën e tyre ku po hanin mëngjesin.

Në një deklaratë Nicholson tha “Jam thellësisht i dëshpëruar për humbjen e gruas dhe fëmijës. Anita ishte e mrekullueshme, grua perfekte, e dashur dhe një nënë frymëzuese për dy fëmijët tanë të mrekullueshëm”.

“Alex dhe Annabel ishin të mrekullueshëm, inteligjentë dhe të talentuar, fëmijë të mençur. Anita dhe unë ishim shumë krenarë për të dy, dhe mezi prisnim që ata të hynin në adoleshencë”, shtoi Nicholson.

Familja Nicholson kishin shkuar në Sri Lankë për t’i festuar Pashkët, dhe në mënyrë tragjike, u gjendën mes një sulmi të madh terrorist.

Te fundit


Kthehu lart