Babai i vajzës së dhunuar nga roja : E kapa me ilaçet e mia, deshte të vetëvritej - Gazeta Express
string(78) "babai-i-vajzes-se-dhunuar-nga-roja-e-kapa-me-ilacet-e-mia-deshte-te-vetevritej"

Babai i vajzës së dhunuar nga roja : E kapa me ilaçet e mia, deshte të vetëvritej

Gazeta Express

02/06/2020 14:15

Babai i 15 vjeçares së përdhunuar nga roja i shkollës Abaz Kupi dhe tre djem të tjerë, ka treguar detaje të rënda që flasin mbi gjendjen e rënduar psikologjike të së miturës, e cila prej disa vitesh ngacmohej e së fundmi u abuzua.

I ftuar në emisionin ‘Me zemër të Hapur’ në News24, babai i vazjës madje ka deklaruar se i kishte gjetur të bijës ilaçet e tij të tensionit, pasi e mitura kishte tentuar t’i jepte fund jetës.

Lexo Edhe:

Ai e ruante vajzën dhe unë desha ta kap, por kur i afrohesha, ikte shmangej. Këto shenjat e vogla i kam vënë re që para një viti, para se të shkruhej emri në muret e lagjes. Po mendova se ishte vetëm një ngacmim. Shkova tek drejtori i shkollës dhe i thash merrni masa se po më ngacmon vajzën, ai më tha nuk e lemë të futet brenda, më tha do t’i flas unë. Thirri vajzën dhe vajza i tha që e ngacmomnte, edhe djali i vet tha do t’i flas unë. Tani në fund e mora vesh që ata e kanë larguar nga shtëpia. Nuk ka pasur asistencë deri dje nga psikologët, kanë shkuar dje në orën 15:00. Më parë nuk kanë ardhur asnjëherë. Në momentin që djali më tha për foto dhe videot, e pashë atë me biçikletë dhe desha ta godisja, Kjo ndodhi para një jave, por ai iku, ndërsa djali i vet më tha mos u merr me atë, çoje në burg. Vajzës para një jave i kapa ilaçet e tensionit që i përdorja unë, i mori dhe deshi t’i pinte.

Nuk i kam parë videot, se më vinte zor. I kishte djali në telefon”, tha babai i 15-vjeçares.