Babai i Neymarit e komenton videon e djalit të tij me vajzën që e akuzon për përdhunim


Gazeta Express
6 Qershor 2019 13:01

Babai i Neymarit ka insistuar se videoja e publikuar nga Nalija Trindade, e cila po e akuzon futbollistin brazilian se e ka dhunuar, e dëshmon se djali i tij ishte viktimë e një mashtrimi.

Mediat braziliane i kanë publikuar disa pjesë të një videoje të incizuar nga gruaja që e akuzon Neymarin për përdhunim. Aty shfaqet një pjesë e asaj që kishte ndodhur mes këtyre të dyve në një hotel në Paris, transmeton Gazeta Express.

Në video shihet se Neymari dhe vajza janë duke u zënë dhe pastaj ajo fillon duke e goditur futbollistin.

“Nuk kam pse ta mbrojë djalin tim. Imazhet flasin vetë dhe është e qartë se videoja ishte e sforcuar. Kjo videon dëshmon se Neymari u sulmua. Ajo e godet atë në mënyrë që ai t’i përgjigjet, por ai e kupton që është mashtrim”, ka thënë babai i Neymarit.

“Ju vetëm duhet t’i shihni pamjet! E gjitha është një kurth dhe njerëzit do ta kuptojnë këtë gjë. Kur ai hyri në dhomë, ajo filloi të incizojë gjithçka. Do të ishte mirë për hetimin dhe për ne nëse publikohet e gjithë videoja. Këtë gjë po tenton ta bëjë policia”.

Në videon e publikuar shihet Neymari duke e goditur Trindaden në fytyrë me këmbë dhe e kap atë për kyçe të duarve, në tentim për t’i ndalur goditjet e saj.

“Jo, jo, jo, jo, jo, mos më godit”, dëgjohet duke thënë Neymari.

“Jo? A do të më godasësh ti? A do të më godasësh?”, ia kthen Trindade.

Përderisa ajo e godet për herë të dytë, ajo dëgjohet duke thënë: “Por, unë do të të godas. A e di pse do të të godas? E di pse? Sepse dje më sulmove. Më le këtu vetëm”.

Pasi u akuzua për përdhunim, Neymari i bëri publike fotografitë dhe bisedat private me gruan që e akuzon për përdhunim në një video të postuar në llogarinë e vet zyrtare në Instagram, përmes së cilës u përpoq ta shpjegojë veten, transmeton Gazeta Express.

Me publikimin e fotografive dhe videove private të gruar në fjalë, Neymari i hapi vetes edhe me shumë telashe. Policia i ka nisur hetimet ndaj Neymarit për publikimin dhe shpërndarjen e fotografive private.

Sipas burimeve të mediat braziliane “UOL Esporte”, në dosjen e denoncimit të dorëzuar në polici ekzistojnë edhe imazhe, që mund të jenë foto ose video, që tregojnë agresivitetin e Neymar teksa kanë hyrë në dhomën e hotelit.

Pas këtij momenti, gruaja pretendon se ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, por e frikësuar dhe e traumatizuar nga sjellja agresive e sulmuesit të PSG-së. Fotot në fjalë nuk janë bërë publike për shkak të hetimit që është në proces.

Madje, në raportin mjeko-ligjor, që është kryer në një klinikë në Sao Paolo të Brazilit thuhet se gruaja ka pasur hematoma dhe të nxira në pjesën e të pasmeve dhe në këmbë.  Ndër të tjera raporti sqaron se ajo ka probleme me gastritin, ka humbur peshë dhe ka simptoma post-traumatike. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart