Babai i Messit: S’kam takuar asnjë klub - Gazeta Express
string(37) "babai-i-messit-skam-takuar-asnje-klub"

Babai i Messit: S’kam takuar asnjë klub

Futboll

Gazeta Express

15/12/2020 13:08

Jorge Messi, babai dhe njëkohësisht agjenti i yllit të Barcelonës Lionel Messi i ka mohuar spekulimet që pretendonin se ai ishte takuar në një konsullatë të Katarit për një lëvizje të mundshme në Paris Saint-Germain.

Lexo Edhe:

E ardhmja e yllit argjentinas ka qenë në dyshim të madh pasi zbuloi se ai donte të largohej nga Barcelona në verë, raporton Gazeta Express.

Ndërsa të interesuar për 33-vjeçarin janë shumë klube të cilat që nga muaji janar, do të jenë të lira që të bisedojnë me lojtarin.

“Lidhja e Messit me Katarin dhe PSG bëhet gjithnjë e më e fortë,” pretendoi El Chiringuito, me një histori se si Jorge kishte një takim në një konsullatë të Katarit.

Por, megjithatë Jorge Messi doli dhe i mohojë akuzat kundër televizioni spanjoll, me një postim në Instagram.

“E pavërtetë. Një shpikje tjetër. Unë kam qenë në Argjentinë që nga shtatori”, shkroi babai i Messit.

Thashethemet mbi lëvizjen e mundshme të Messit në PSG filluan që dy javë pasi, ish-shoku i skuadrës së Barcelonës Neymar shprehu dëshirën e tij për të luajtur edhe një herë me argjentinasin.

Nga 1 janari 2021, Messi do të lejohet të negociojë me klube të tjera lirisht, pasi do të ketë vetëm gjashtë muaj të mbetura në kontratën e tij aktuale me Barcelonën. /Gazeta Express/