Babai i Khabibit: 90 milionë dhe meçi me Conor McGregor ndodh - Gazeta Express
string(60) "babai-i-khabibit-90-milione-dhe-meci-me-conor-mcgregor-ndodh"

Gazeta Express

20/01/2020 22:23

Babai i Khabibit: 90 milionë dhe meçi me Conor McGregor ndodh

Gazeta Express

20/01/2020 22:23

Babai i Khabib Nurmagomedov kërkon 90 milionë euro për të nënshkruar marrëveshjen e rimeçit me Conor McGregorit.

31-vjeçari e kishte fituar përballjen e parë ndaj irlandezit që u zhvillua në tetor të vititi 2018, duke e mposhtur në raundin e katërt.

Lexo Edhe:

Edhe pse tani kampioni i peshave të lehta po përgatitet për takimin ndaj Tony Fergusonit që zhvillohet në prill, mendja e tyre është tek McGregor që po ashtu e do ripërballjen me dagestanezin.

Abdulmanap Khabib ka thënë se ata janë të gatshëm që të përballen me irlandezin që në fundjavën që shkoi fitoi me nokautin 40 sekondësh ndaj Donald Cerrones.

“Ne po ashtu e duam hakmarrjen ndaj ndaj Conorit. Por, na jepni 90 milionë euro”, ka thënë ai në një intervistë për RIA Novosti.

“Një ditë pas meçit me Fergusonin, na jepni shumën e kërkuar dhe do të pranojnë ripërballjen me të”.

“Dana Wihte e do atë luftë dhe ai do të merret më pastaj me të gjitha gjërat”, ka shtuar më tej babai i Khabibit.

McGregor ka deklaruar disa herë se do të hakmerret ndaj Khabibit për humbjen e shkaktuar dhe dëshiron sa më shpejtë të ripërballet.