Babai i deputetit shqiptar shpallet në kërkim nga policia - Gazeta Express
string(57) "babai-i-deputetit-shqiptar-shpallet-ne-kerkim-nga-policia"

Babai i deputetit shqiptar shpallet në kërkim nga policia

Gazeta Express

04/08/2020 12:48

Policia e Beratit shpalli në kërkim administratorin e një objekti, i cili në mënyrë ta paligjshme ushtron aktivitetin për nxjerrjen e pllakave dekorative në Parkun Kombëtar të malit të Tomorrit.

Administratori i shpallur në kërkim është Selim Qama, babi i deputetit Klajdi Qama.

Lexo Edhe:

Kompania e Qamës nxirrte gurë edhe pas pezullimit të lejes.

Selim Qama, 61 vjeç akuzohet për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, ‘’Fshehja e të ardhurave’’ dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Ngjarja ka ndodhur në aksin dytësor Novaj–Pronovik, në vendin e quajtur “Qafa e Sqepurit”, ku janë konstatuar me dy mjete, njëri pa targa, të ngarkuar me pllaka guri dekorative, të nxjerra në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar”, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.

Dyshohet se këta persona materialin e gurit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme në këtë zonë e tregtonin duke pasur aktivitetin me status të pezulluar dhe me fatura fiktive.

Policia ka vënë në pranga 26 vjeçarin me iniciale D. L., dhe 40 vjeçarin me iniciale S. K. punonjës i subjektit, ndërsa ka shpallur në kërkim 61 vjeçari Selim Qama administratori i subjektit, i cili banon në Tiranë.

Materialet iu referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, ‘’Fshehja e të ardhurave’’ dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.