Babai i Agon Musliut e quan burg të Albin Kurtit konviktin ku vdiq djali i tij - Gazeta Express
string(78) "babai-i-agon-musliut-e-quan-burg-te-albin-kurtit-konviktin-ku-vdiq-djali-i-tij"

Babai i Agon Musliut e quan burg të Albin Kurtit konviktin ku vdiq djali i tij

Gazeta Express

03/06/2020 13:27

Naim Musliu, babai i Agon Musliut i cili para një muaji dyshohet se ka bërë vetëvrasje në konviktin e Qendrës Studentore në Prishtinë, ku ishte futur në karantinë pasi ishte kthyer nga Gjermania, e ka quajtur “burg të Albin Kurtit” konviktin ku i vdiq i biri, raporton Gazeta Express

Sot është bërë një muaj prej kur ka vdekur i riu nga Gjilani, Agon Musliu.

Lexo Edhe:

Në njëmujorin e vdekjes së të birit, prindërit e Agonit kanë shkuar te konviktet.

Babai i Agonit, Naim Musliu, e ka quajtur “burg të Albin Kurtit” vendin ku i vdiq i biri.

“Erdha me viztu burgun e Albin Kurtit ku humbi jetën djali im i vetëm. Rastin du me dërgu me u hetu jashtë, nuk i besoj këtij shteti. Prokuroria më ka intervistu. Deputetët nuk kanë ardhë asnjë lule me e sjellë këtu”, ka thënë Naim Musliu.

Ndërkohë, një muaj pas vdekjes së Agonit, ende nuk janë zbardhur rrethanat e vdekjes së tij./Express/