Në emisionin Kosova Live të T7 kanë folur babai i viktimës, Sherif Osmani, dhe avokati Gent Gjini, lidhur me rastin e aksidentit tragjik në Prizren ku humbi jetën 34-vjeçari Ilaz Osmani si pasojë e goditjes nga vetura deri sa po kalonte në vijat e bardha për kalimtarë.
Sherif Osmani tha se, pavarësisht kohës së kaluar nga ngjarja, familja e të akuzuarit nuk ka kontaktuar asnjëherë me ta për të shprehur ngushëllime apo për të kërkuar falje.
“Deri më sot nuk kemi marrë asnjë ngushëllim dhe asnjë kërkimfalje nga familja e të akuzuarit”, u shpreh ai.
Ndërkohë, avokati Gent Gjini ngriti dyshime mbi ekspertizën e kryer për rastin, duke kundërshtuar pretendimin se automjeti po lëvizte me shpejtësi 75 kilometra në orë në momentin e aksidentit. Sipas tij, ekspertiza nuk është realizuar në mënyrë profesionale dhe mbrojtja do t’i paraqesë kundërshtimet e saj në seancën gjyqësore.
Rasti po trajtohet në Gjykatën Themelore në Prizren, ndërsa seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit u mbajtë sot.
Video:
Kompania Frutex, pas ftesës nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë lidhur me mundësitë e furnizimit...