“Babai dhe Babai” premierë me 16 maj - Gazeta Express
string(34) "babai-dhe-babai-premiere-me-16-maj"

“Babai dhe Babai” premierë me 16 maj

Arte

Gazeta Express

11/05/2022 18:22

Shfaqja “Babai dhe Babai” nga Jeton Neziraj me regji të Kushtrim Koliqit do të luhet premierë me datë 16 maj në Muzeun Etnologjik në Prishtinë, nga ora 20:00.

Reprizat e shfaqjes do të luhen menjëherë me 17,18 dhe 19 maj.

Lexo Edhe:

Për shfaqjen:

Dini jeton me gruan e vet Sarën dhe vajzën e tyre Lolën. Dini ka disa probleme shëndetësore, është i papunë, megjithatë, pas disa vitesh do të pensionohet dhe pret që pastaj gjërat do të jenë më të kollajshme. Gruaja, e tij, Sara, punon në një fabrikë të vogël për çepjen e uniformave të punës dhe me atë rrogë ajo mbanë familjen dhe mbështetë studimet e Lolës. Jeta e tyre është goxha e njëtrajtshme, megjithatë, kjo njëtrajtshmëri duket se vie nga hallet e problemet e jetës me të cilat ballafaqohen.

Por përtej kësaj ‘njëtrajtshmërie’, duket se në shtëpi ka edhe një palumturi të pashpjegueshme. Shpesh sherri plasë për gjëra krejt të kota. Thellë-thellë, duket se dicka është thyer, dhe siç duket, askush nuk është i gatshëm të kthehet mbrapa.

“Babai dhe Babai”, në dukje një dramë për sfidat e zakonshme të jetës së një familjeje, na zbulon një histori tronditëse dhe një traumë të thellë shoqërore, një plagë që ka ngelur e pashëruar dhe e cila personazhet i mban peng, përgjithmonë…

Kjo është një dramë për ata që duam t’i mbajmë afër… dhe i mbajmë! Pavarësisht pa lumturisë që na përplaset në fytyrë si ujë i ftoftë, pavarësisht ëndrrave që na e kujtojnë realitetin e vetmisë. Është një dramë për vetminë e thellë e për mërzinë që kullon dhimbje.

Aktorët: Ilire Vinca, Bujar Ahmeti, Kosovare Krasniqi.

/Gazeta Express