Baba për herë të tretë, Kastro Zizo zbulon gjininë e fëmijës që do vijë në jetë


Gazeta Express
9 Nëntor 2019 15:39

Shumë shpejt, këngëtari i njohur, Kastro Zizo pritet të bëhet baba për herë të tretë. Këtë e ka konfirmuar vetë Kastro edhe gjatë prezantimit të këngës së tij ‘Pema e Jetës’ në ‘Kënga Magjike’. Ndërsa mbrëmjen e kaluar në një bisedë me të ftuarën e tij në studion e ‘Late Night Show’, artisti zbuloi edhe gjininë e fëmijës.

“Mora vesh dje që e kam djalë”, pohoi Kastro i lumtur gjatë bisedës me gazetaren Genta Hodo. Kujtojmë se Kastro është gjithashtu baba i një djali me emrin Dankan dhe vajzës të quajtur Nia./revistawho.com

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart