Azerbajxhani thotë se Armenia e ka sulmuar me gjashtë raketa balistike - Gazeta Express
string(70) "azerbajxhani-thote-se-armenia-e-ka-sulmuar-me-gjashte-raketa-balistike"

Gazeta Express

22/10/2020 15:02

Azerbajxhani thotë se Armenia e ka sulmuar me gjashtë raketa balistike

Gazeta Express

22/10/2020 15:02

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha të enjten se forcat armene i kanë hedhur gjashtë raketa balistike në territorin azer, duke i vënë në shënjestër civilët dhe infrastrukturën.

“Në mëngjesin e 22 tetorit, territori i Azerbajxhanit u ekspozua ndaj raketave balistike të hedhura përmes kompleksit operacional taktik të raketave nga territori i Armenisë”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.

Lexo Edhe:

Më tej, në këtë deklaratë thuhet: “Armiku i hodhi tri raketa në drejtim të rajonit Siyazan rreth orës 7, dy raketa në drejtim të rajonit Gabala dhe një raketë në drejtim të rajonit Kurdamir rreth orës nëntë.”

Sipas deklaratës, sulmet ne raketa nuk kanë shkaktuar viktima, por niveli i dëmeve materiale do të bëhet i ditur më vonë.

Konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit filloi të marrë karakter ushtarak më 27 shtator. Prej asaj dite, qindra persona janë vrarë nga të dyja palët.

Fuqitë botërore dhe organizatat ndërkombëtare kanë bërë thirrje për armëpushim dhe gjetje të një zgjidhjeje paqësore për rajonin e kontestuar, Nagorno-Karabak, i cili nga bota njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por kontrollohet nga armenët.