Azerbajxhani shpall gjendjen e luftës - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

27/09/2020 20:12

Azerbajxhani shpall gjendjen e luftës

Lajme

Gazeta Express

27/09/2020 20:12

Parlamenti i Azerbajxhanit ka shpallur një gjendje lufte dhe shtetrrethimi në disa rajone pas konfliktit Nagorno-Karabak.

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev tha se kishte të vdekur dhe të plagosur në mesin e popullatës civile dhe midis ushtarëve pasi forcat armene hapën zjarr përgjatë vijës së ndarjes.

“Forcat armene filluan të qëllonin në pozicionet e ushtrisë dhe vendbanimeve të Azerbajxhanit në drejtime të ndryshme përgjatë vijës së ndarjes këtë mëngjes. Zjarri u hap nga armë të ndryshme, duke përfshirë ato të kalibrit të madh,” tha Aliyev.

Ai vuri në dukje se Azerbajxhani nuk do të heshtë ndaj veprimeve të Armenisë.

Udhëheqësi i Nagorno-Karabakut, Araik Artyunyan, tha se mobilizimi i të gjithë qytetarëve mbi moshën 18-vjeç kishte filluar dhe se një gjendje lufte ishte shpallur në vend.

Parlamenti miratoi vendimin e presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev për të shpallur një gjendje lufte në disa zona për shkak të konfliktit në vijën e demarkacionit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Në përputhje me vendimin e marrë në takimin e jashtëzakonshëm, të drejtat dhe liritë e caktuara kushtetuese, si dhe të drejtat e pronës, do të kufizohen pjesërisht dhe përkohësisht për shtetasit e Azerbajxhanit dhe të huajve në atë vend.

Në Armeni, gjithashtu, kryeministri Nicole Pashinyan shpalli një gjendje lufte dhe mobilizim të përgjithshëm.