Avokatja kosovare u ofron mbrojtje ligjore gazetarëve pa pagesë - Gazeta Express
string(63) "avokatja-kosovare-u-ofron-mbrojtje-ligjore-gazetareve-pa-pagese"

Avokatja kosovare u ofron mbrojtje ligjore gazetarëve pa pagesë

Gazeta Express

29/09/2020 8:50

Oda e Avokatëve të Kosovës e cila përbëhet nga më shumë se 1080 avokatë është tërhequr nga memorandumi i bashkëpunimit me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës për t’i mbështetur ligjërisht gazetarët gjatë punës që ata e bëjnë.

Por, vullnetare që t’i ndihmojë gazetarët ligjërisht është shprehur e gatshme që të ofrojë avokatja Teuta Xhema.

Lexo Edhe:

Ky është njoftimi i plotë i saj:

Duke u bazuar në reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) se gazetarët punojnë në kushte jo të mira dhe me paga shumë të ulta.

E po ashtu duke vlerësuar natyrën e punës, të cilën e kanë mjaft të rëndësishme, shumë të ndjeshme dhe kushtet në të cilat punojnë, e kanë shumë të vështirë ta zhvillojnë profesionin e tyre, ta kryejnë punën e tyre pa pengesa.

 Gazetarët shpesh gjatë ushtrimit të profesionit të tyre kanë pasur kërcënime dhe sulme fizike ku janë  penguar në lirinë e shprehjes, e cila është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

 Gjendja e tyre (gazetarëve) ekonomike,  të ardhurat e tyre jo të mira, shpesh ua pamundësojnë  që t’i mbulojnë kërkesat e tyre për mbrojtje ligjore.

Gjendja e gazetarëve dhe liria e shprehjes duhet të kenë vemendje të veçantë nga institucionet e Kosovës.

Andaj duke parë të gjitha këto jam e gatshme që të mbështes secilin gazetar që ka nevojë për mbrojtje ligjore.

Mbrojtja ligjore nga ana ime për këta gazetarë do të jetë në mënyrë vullnetare,  pa pagesë.

NjoftimDuke u bazuar në reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) se gazetarët punojnë në kushte…

Publiée par Teuta Xhema sur Lundi 21 septembre 2020