Avokatit i vjedhin kasafortën me 350 mln lekë, dyshimet e policisë


Gazeta Express
15 Prill 2019 18:49

Banesa e një avokati ka rënë pre e grabitjes në qytetin e Durrësit.

1-455-780x439

Hajdutët kanë hyrë në banesë, duke vjedhur kasafortën me një shumë të konsiderueshme parash që avokati mbante në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në banesën e avokatit Edmond Saliu.

Policia dyshon se persona të afërm me avokatin kanë kryer vjedhjen, pasi në banesë nuk ka pasur thyerje të dyerve apo dritareve.

Policia dyshon që autoret kanë hyrë në çelës kane marrë kasafortën me lekë dhe janë largua.

Shuma e grabitur është tejet e madhe, rreth 350 milion lekë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Te fundit


Kthehu lart