Avokati Muharremi ushtron padi për shpifje ndaj këshilltarit të Nagavcit - Gazeta Express
string(72) "avokati-muharremi-ushtron-padi-per-shpifje-ndaj-keshilltarit-te-nagavcit"

Lajme

Gazeta Express

14/08/2023 19:39

Avokati Muharremi ushtron padi për shpifje ndaj këshilltarit të Nagavcit

Lajme

Gazeta Express

14/08/2023 19:39

Driton Muharemi, avokat, ka thënë se e ka paditur ”për shpifje” Valdrin Dervishaj, këshilltar i ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.

Muharremi ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për ta intervistuar Dervishajn rreth deklarimeve të tij se “ai ka njohuri rreth një hetimi që prokuroria është duke hetuar rreth dy zyrtarëve të MAShT-it”.

”Sot kam ushtruar Padi për shpifje kundër këshilltarit të ministres se MASHT-it z. Valdrin Dervishaj si dhe kam kërkuar nga  Prokuroria e Krimeve të Rënda ne Prokurorinë Themelore në Prishtinë që ta intervistoj të njejtin lidhur me deklarimet e tij publike se ai ka njohuri rreth një hetimi që Prokuroria është duke hetuar rreth dy zyrtareve te MASHT dhe se ky e din epilogun e ketij hetimi“.

”Mjetet lidhur me dëmin publik që më ka bërë me këtë shpifje do ti dhuroj në Fondacionin per te drejtat e kafshëve“, ka shkruar ai në Facebook. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement