Avokati Koci: Po të isha më i ri, do ta lëshoja Kosovën


Gazeta Express
16 Shtator 2019 14:14

Avokati Arianit Koci, i ftuar në emisionin #gjesi në Televizionin T7, së bashku me gruan e tij ka folur edhe për situatën politike në Kosovë.

Në kuadër të rubrikës “Kafja Express” çifti Koci foli për mëngjeset, përditshmërinë dhe verën e këtij viti.

Duke u ndalur te jeta sociale e politike në Kosovë, Arianit Koci, tha se vendi nuk ofron kushte dhe perspektivë për të rinjtë.

Madje ai u shpreh se po të ishte më i ri në moshë edhe do të largohej nga Kosova.

“Thonë që kur numri i kamës ti kalon vjet nuk është mirë me lëshu vendin, e mu ma ka kalu. Përndryshe nuk kisha jetu këtu po t’isha kanë ma i ri”, është shprehur ndër të tjerash avokati.

Te fundit


Kthehu lart