Avokati i Thaçit: Kemi kërkuar mbi 1 mijë dokumente nga ZPS'ja, janë 100 dëshmitarë që as nuk i njohim - Gazeta Express
string(99) "avokati-i-thacit-kemi-kerkuar-mbi-1-mije-dokumente-nga-zpsja-jane-100-deshmitare-qe-as-nuk-i-njohim"

Avokati i Thaçit: Kemi kërkuar mbi 1 mijë dokumente nga ZPS’ja, janë 100 dëshmitarë që as nuk i njohim

Lajme

Gazeta Express

24/03/2022 16:05

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe ka kritikuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale në Hagë lidhur me çështjen e nxjerrjes së dokumenteve, shkruan Gazeta Express.

Ai në konferencën për ecurinë e çështjes në rastin Thaçi dhe të tjerët deklaroi se kanë parashtruar kërkesë në ZPS mbi 1 mijë dokumente, kërkesë e cila sipas tij nuk është përmbushur.

Lexo Edhe:

“Sigurisht që ne kemi disa kërkesa. Sipas materialit, ne kemi kërkuar që prej konferencës së mëparshme 1 mijë dokumente dhe sot që po flasim asnjë prej atyre kërkesave nuk është përmbushur. Edhe kolegët kanë shkruar të njëjtën gjë, që po i duhet një periudhë goxha e gjatë ZPS-së që t’i përgjigjen kërkesave tona”, ka thënë ai.

Ai deklaroi se janë të shqetësuar me vonesat e ZPS-së.

“Ne nuk kemi asnjë pikë dyshimi që ndërkohë që do t ë bëjmë përparim në hetime ne do të bëjmë më shumë kërkesa për dokumente, sepse kjo është thjeshtë mënyra analogjike se si do t’i procedojmë gjërat.  Ne jemi shumë të shqetësuar me vonesën në dhënien e informacioni.t nuk e di nëse informacioni do të na mjaftojë kur ta marrim apo do të na dërgojë në tjetër drejtim”, ka thënë Keohe.

Më tutje, Kehoi pohoi se janë 100 dëshmitarë që nuk i njohin dhe se emrat i kanë të redaktuar.

“Kemi shumë dëshmitarë, janë gati 100 dëshmitarë që ne nuk e dimë se as kush janë. Janë emra të redaktuar, pra ne kur të marrim këtë informacion ne do të kërkojmë edhe më tepër”, tha ai. /Express/