Avokati i Sabit Gecit: Ka përfunduar intervistimi, klienti u mbrojt në heshtje - Gazeta Express
string(76) "avokati-i-sabit-gecit-ka-perfunduar-intervistimi-klienti-u-mbrojt-ne-heshtje"

Gazeta Express

30/01/2020 11:01

Avokati i Sabit Gecit: Ka përfunduar intervistimi, klienti u mbrojt në heshtje

Gazeta Express

30/01/2020 11:01

Ka përfunduar intervistimi i ish-komandantit të UÇK-së, Sabit Geci, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Geci është bërë e ditur se është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Sipas avokatit të tij, Tahir Recaj, Geci është mbrojtur në heshtje.

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Sabit Geci, kishte marrë ftesë nga Specialja me seli në Hagë në dhjetor të vitit që lamë pas.

Kujtojmë se në më pak se një muaj, Dhomat e Specializuara në Hagë u kanë dërguar thirrje për intervistim 13 ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për disa pa u bërë e ditur në çfarë cilësie. /GazetaExpress/