Avokati i Popullit përfundon hetimet për këshilltarin e Kurtit, nuk e bën publik raportin - Gazeta Express
string(88) "avokati-i-popullit-perfundon-hetimet-per-keshilltarin-e-kurtit-nuk-e-ben-publik-raportin"

Arbër Jashari

24/10/2020 11:45

Avokati i Popullit përfundon hetimet për këshilltarin e Kurtit, nuk e bën publik raportin

Arbër Jashari

24/10/2020 11:45

Avokatit i Popullit ka përfunduar hetimet për shtetasin amerikan Tienmu Ma. Nga ky institucion thanë për Gazetën Express se Avokati i Popullit, Naim Qelaj tashmë ka qëndrim për këtë çështje dhe Raporti me Rekomandime do të bëhet i njohur për publikun po sa të kalojë nëpër procedurat e brendshme.

Këshilltari amerikan i kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti, Tienmu Ma pas ankesës tek Avokati i Popullit për refuzim të lejeqëndrimit nga MPB’ja, ka bërë që kryeministri Hoti të pezullojë vendimin për deportim para dy javësh.

Lexo Edhe:

Në vendimin e datës 9 tetor, kryeministri Hoti ka njoftuar se do të pres përfundim të hetimit nga Institucioni i Avokatit të Popullit në lidhje me rastin e shtetasit amerikan Tienmu Ma.

Ndërkaq, Avokati i Popullit ka përfunduar hetimet lidhur me ankesën e Tienmu Ma.

Në një përgjigje për Express nga ky institucion kanë thënë se tashmë Avokati i Popullit ka një qëndrim për këtë çështje dhe do të dalë me Raportin me Rekomandime.

“Avokati i Popullit ka përfunduar hetimet lidhur me ankesën e z. Tienmu Ma dhe është duke e përgatitur Raportin me Rekomandime për autoritetet përkatëse.  Avokati i Popullit tanimë ka një qëndrim lidhur me çështjen në fjalë dhe po sa Raporti me Rekomandime të kalojë nëpër procedurat e brendshme, në pajtim me Rregulloren e Punës së Avokatit të Popullit, do të bëhet i njohur edhe për publikun”, thuhet në përgjigjen e Institucionit.

Tutje Institucioni i Avokatit të Popullit ka thënë se Ombuspersoni në raport do të bëjë rekomandime konkrete tek autoritetet që lidhen me çështjen e refuzimit të lejeqëndrimit të shtetasit amerikan.

“Gjithesesi, Avokati i Popullit në raportin e tij do të adresojë rekomadime konkrete për autoritetet përkatëse, të cilat poashtu do të bëhën të njohura për publikun, me rastin e publikimit të Raportit me Rekomadime”, thuhet në përgjigje.

Për rastin e këshilltarit të Kurtit kishte pasur përplasje mes LDK’së dhe VV’së, zyrtarë të kësaj të fundit e kishin quajtur si hakmarrje të ministrit të LDK’së që drejton Punët e Brendshme, Agim Veliut ndaj Albin Kurtit përshkak të shkarkimit që i kishte bërë Veliut sa ishte kryeministër kreu i VV’së.

Agim Veliu e kishte mohuar se refuzimi i lejeqëndrimit të Tienmu Ma ka të bëjë me hakmarrje duke e qujtuar vendimin si procedurë administrative.