Avokati i njohur shqiptar pëson hemorragji cerebrale, shtrohet me urgjencë në spital


Gazeta Express
10 Tetor 2019 19:20

Është shtruar me urgjencë në spital avokati i njohur, Maks Haxhia.

Gazetarja Klodiana Lala raporton  për News24, se avokati Haxhia ka pësuar një hemorragji cerebrale, ndaj dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Maks Haxhia është një emër i njohur, pasi ka mbrojtur shumë personazhe “VIP”.

Mes tyre janë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe Arbër Çekaj, “bosi” i 613 kg kokainë, sasisë më të madhe të futur në Portin e Durrësit.

Te fundit


Kthehu lart