Avokatja e Juventusit: Nuk kishim marrëveshje me Suarez - Gazeta Express
string(54) "avokatja-e-juventusit-nuk-kishim-marreveshje-me-suarez"

Avokatja e Juventusit: Nuk kishim marrëveshje me Suarez

Gazeta Express

23/09/2020 23:39

Pasi zyra e prokurorit në Itali hapi hetim për provimin e gjuhës italiane në Itali të bërë nga Luis Suarez në Perugia, avokatja e Juventusit, Maria Turco ka lëshuar një deklaratë

Sulmuesi që është lidhur edhe me një kalim në Atletico Madrid, kishte zgjedhur Juventusin këtë verë por komplikimet për pasaport ndaluan këtë lëvizje te Zonja e Vjetër, por uruguaiani kishte ateruar në Perugia për ta bërë testin në Itali.

Lexo Edhe:

Koloneli Selvaggio Sarri ka treguar se Guardia di Finanza tashmë ka hapur hetim në Universitetin për “aktivitetin e tyre jo transparent” dhe i ka thënë Radio Punto Nuovo që provimi i uruguaiani ka qenë i “i paracaktuar”.

Ai është marrë në pyetje për telefonatat mes avokates Turco dhe Universitetit e të cilat biseda janë raportuar nga La Repubblica, nga të gjitha, të cilët kishin folur për më shumë lojtarë të huaj në Itali në të ardhmen.

Mirëpo, Turco ka lëshuar një deklaratë ku thotë se “nuk ka pasur asnjë bisedë dhe asnjë marrëveshje”, por citatet e saj janë “jashtë kontekstit”.

“Në detyrat e mia ligjore, e kam vendosur stafin e futbollistit Luis Suarez në kontakt me Universitetin për të Huaj në Perugia”, ka thënë Turco në deklaratë.

“Ky kontakt përcillet me një verifikim për rekuizitat e nevojshme për ta marrë shtetësinë. Kontakti është bërë me e-mail në mes të përfaqësuesve të lojtarit dhe universitetit, në të cilin, jashtë kortuezisë, ku kemi qenë në cc por jo si pranues të tyre”.

“Kam biseduar me Erasmus dhe me Shërbimin për Marrëdhënie Ndërkombëtare Mobiliteti me të njëjtin universitet dhe tregojnë indikacionet burokratike për mënyrën e kursit, regjistrimin dhe pyetjet në provim”.

“Po i specifikoj fjalët e mia, të mbledhura nga përgjimet janë raportuar jashtë kontekstit dhe jo të plota. Gjatë këtyre bisedave telefonike, në fakt, unë qartë kam shprehur kërkesën për procedurat e provimit dhe ku bëhet ai dhe se a bëhet pa u trajtuar me prioritet apo respekt ndonjë kandidat të caktuar”.

“Supozoj se analiza e kujdesshme e bisedave të tilla do të provojë këtë pa dyshim. Sa i përket referencës ndaj lojtarëve të tjerë, është mjaft e qartë sepse kjo është hera e parë që e ndjeki një referencë që lidhet me një certifikatë për njohuritë e gjuhës italiane, fjalët e mija duhet të interpretohen si një njohur procedurale që do të përdoret në të ardhme, vetëm aty ku kishte nevojë”.

“Kështu, nuk kemi pasur asnjë marrëveshje. Asnjë negociatë. Thjesht një njoftim për procedura”. /GazetaExpress/