Avokati i Faton Dalladakut: Prokuroria Speciale të hetojë gjithçka rreth klientit tim


Gazeta Express
23 Maj 2019 23:44

Skender Musa, avokat i Faton Dalladakut ka shprehur dyshimet e tij në lidhje me hetimet që janë zhvilluar në gjithë aferën me fajde, mashtrim e detyrim.

“Hetimi i rastit ka qenë në tërësisht i gabuar, ndoshta me qëllim”, ka thënë Musa në Interaktiv të KTV-së.

Ai ka thënë se hetimet ndaj grupit të Rrahim Hashimit dhe të tjerëve do të duhet të bëhej për një grup të organizuar kriminal.

“Kemi të bëjmë me krim të organizuar, mirë i strukturuar që ka vepruar bashkë dhe që ka qenë i lidhur ngushtë me organet më të larta shtetërore dhe me sistemin e drejtësisë. Fakti që lënda është dërguar në Ferizaj, ani pse e gjithë ngjarja është zhvilluar në Lagjen Pejton në Prishtinë, është dëshmi për këtë”, ka thënë ai.

“Kërkesa ime është që të gjitha rastet që kanë të bëjnë me Faton Dalladakun të hetohen nga Prokuroria Speciale”, ka thënë më tej 

Te fundit


Kthehu lart