Avokado ndihmon në uljen e kolesterolit - Gazeta Express
string(39) "avokado-ndihmon-ne-uljen-e-kolesterolit"

Avokado ndihmon në uljen e kolesterolit

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

10/05/2023 19:46

Sipas një studimi nga universitetet amerikane të Penn State, Loma Linda, Tufts, UCLA dhe Ëake Forest, rezultatet e të cilit u publikuan në revistën Science Daily, njerëzit që hanin një avokado në ditë për gjashtë muaj vunë re një ulje të nivelit të kolesterolit të keq.

Gjegjësisht, studimi i lartpërmendur kërkoi të zbulonte nëse konsumimi i rregullt i avokados mund t’i ndihmojë pjesëmarrësit të reduktojnë peshën trupore, indeksin e masës trupore (BMI) dhe perimetrin e belit, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

Lexo Edhe:

Nga 1000 pjesëmarrësit mbipeshë, gjysmës iu caktua të hanin një avokado në ditë, ndërsa gjysma tjetër vazhdoi dietën e tyre normale. Rezultatet zbuluan se konsumimi i një avokadoje në ditë për gjashtë muaj nuk kishte asnjë efekt në reduktimin e yndyrës së barkut, yndyrës së mëlçisë ose perimetrit të belit te njerëzit mbipeshë ose obezë. Por kjo çoi në një ulje të lehtë të niveleve të kolesterolit jo të shëndetshëm në gjak.

Grupi i shkencëtarëve që kryen këtë studim doli gjithashtu në përfundimin se pjesëmarrësit që hëngrën avokado kishin një dietë më cilësore gjatë studimit. Dhe ndërsa studimet e mëparshme më të vogla kanë gjetur lidhje midis konsumit të avokados

“Edhe pse avokado nuk ndikoi në yndyrën e barkut apo shtimin në peshë, studimi ofron prova se ky frut i shijshëm mund të jetë një shtesë e dobishme për një dietë të ekuilibruar mirë”, tha Penny Kris-Etherton, një dietologe e regjistruar dhe profesore e shkencave ushqyese në Universitetin Evan Pugh të Shtetit të Pensilvanisë

“Konsumimi i avokados nuk shkaktoi shtim në peshë tek pjesëmarrësit e studimit dhe gjithashtu u vu re një reduktim i lehtë i kolesterolit të keq në gjak, i cili është një zbulim veçanërisht i rëndësishëm për të gjithë ata që kanë kolesterol të ngritur ose që kënaqen duke ngrënë këtë ushqim”, shtoi ajo.