Avioni që fuqizohet me hidrogjen - Gazeta Express
string(32) "avioni-qe-fuqizohet-me-hidrogjen"

AutoTech

Gazeta Express

31/03/2023 23:04

Avioni që fuqizohet me hidrogjen

AutoTech

Gazeta Express

31/03/2023 23:04

Arritja me avion pasagjerësh nga Evropa në Australi zakonisht merr kohë 20 orë. Por kompania zvicerane Destinus ka gjetur mënyrën për të shkurtuar orët e arritjes atje, këtë në katër orë. Kjo tani do të arrihet falë areroplanit hipersonik të kësaj kompanie, të fuqizuar me hidrogjen.

Kompania Destinus ka testuar prototipe të këtij avioni disa vite të fundit, ndërkaq ka njoftuar për fluturime të suksesshme të prototipit të dytë-Eiger. Kjo u realizua  kah fundi i vitit të kaluar.

Lexo Edhe:

Tani kjo kompani bën të ditur se u bë pjesë e një programi që do të drejtohet nga Ministria Spanjolle e Shkencës, si pjesë e planit të qeverisë spanjolle për zhvilim të fluturimeve supersonike të fuqizuara me hidrogjen.

Agjencia që po mbikqyrë këtë program të ministrisë, që është Centro para el Desarrollo Tecnológico e Industrial, zgjodhi këtë projekt si iniciativë strategjike të planit së Teknologjisë së Aeronautikës.

Ajo investoi në të 12 milion euro, ndërkaq në zhvillim të tij përfshihen kompani dhe qendra të teknologjisë, e po ashtu Universitete spanjolle.

Fuqizimi i avionëve me hidrogjen është temë kyçe në studimet dhe zhvillimet e fundit në këtë fushë. Qeveria spanjolle do të ndërtojë një vend për testimin e aeroplanëve që fuqizohen me hidrogjen në afërsi të Madridit.

Atje po ashtu do të bëhen studime të vazhdueshme rreth fuqizimit të tyre me hidrogjen, për ç’gjë shpresojnë se do të nxirren rezultate të mira, dhe të vëhen në praktikë. Falë këtij projekti shpresohet të testohen edhe mejet të tjera qarkulluese./21Media