Avioni i "ditës së kiametit" shfaqet përreth Moskës, zyrtarët rusë japin një shpjegim - Gazeta Express
string(82) "avioni-i-dites-se-kiametit-shfaqet-perreth-moskes-zyrtaret-ruse-japin-nje-shpjegim"

Avioni i “ditës së kiametit” shfaqet përreth Moskës, zyrtarët rusë japin një shpjegim

Gazeta Express

03/05/2022 23:34

Avioni “i ditës së kiametit” i presidentit rus, Vladimir Putin, që i mundëson mbrojtje dhe siguri për ta vazhduar qeverisjen e Rusisë në rast të një luftë bërthamore, është parë duke fluturuar rreth Moskës ditëve të fundit, ka raportuar Daily Mail.

Një video e publikuar dëshmon se avioni “Ilyshin Il-80” ka bërë një parakalim të ulët në skajet e qytetit, mes tensioneve dhe frikës se ai do ta përshkallëzojë luftën në Ukrainë në një përballje atomike botërore, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por zyrtarët rusë kanë këmbëngulur se avioni do të shfaqet me një kalim të ulët në paradën vjetore të Ditës së Fitores të së hënës (9 maj) në Sheshin e Kuq, dhe se është i përfshirë vetëm në ‘prova’ për shfaqje.

Gjiganti pa dritare i kohës sovjetike, përveç kabinës së pilotit, që është i njohur edhe si “Kremlini Flturues”, nuk është parë në kremtimet për Ditën e Fitores që nga viti 2010.

Për ta shprehur gatishmërinë bërthamore të Rusisë, në këtë ditë do të shfaqen po ashtu edhe bartësit strategjikë të raketave “Tu-95MS” dhe “TU-160”.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka konfirmuar se tetë avionë “MiG-29SMT” do të fluturojnë në formën e shkronjës “Z”, për të mbështetur pjesëmarrjen e ushtarëve rusë në operacionin special në Ukrainë. /GazetaExpress/