“Avengers: Endgame”: Captain Marvel premton ta vrasë Thanosin në klipin sekret


Gazeta Express
11 Prill 2019 1:38

Kapitenia Marvel e Brie Larson e ka një plan shumë të thjeshtë kur është fjala për ballafaqimin me të çmendurin kozmik Thanos në filmin e ardhshëm të Marvel “Avengers: Endgame” – ajo do ta vrasë atë.

Regjisorët Anthony dhe Joe Russo ua zbuluan dy klipe gazetarëve në Los Angeles këtë javë, të cilat e dhanë një parafytyrim të shkurtër se si superherojntë që mbetën nga “Infinity War” i vitit të kaluar, planifikojnë ta zhbëjnë atë që e bëri Thanos.

Filmi do të tregojë “se si këta heronj ballafaqohen me humbjen e vërtetë”, tha Anthony më pas. “Si ecën përpara një hero nga ai moment… si e tejkalojnë këtë si ekip?”

“Mendoj se ky është një eksperiment unik në filma”, theksoi Joe. “Me Endgame, e kemi rastin ta përfundojmë një nga eksperimentet më të mëdha në historinë e filmit”.

Klipi i parë që iu shfaq kritikëve e paraqet Tony Starkun (Robert Downey Jr.) duke bredhur në hapësirë me Nebula (Karen Gillan) në Benatarin e Guardians of the Galaxy. Ata të dy luajnë futboll letre ndërkohë që Dear Mr. Fantasy i Traffic këndon në sfond. Oksigjeni, thotë Toni në një mesazh për të dashurën e tij Pepper Potts, do të mbarojë “nesër në mëngjes”.

Ai pastaj e regjistron lamtumirën e tij për Pepper – dhe është më zemërthyer se ajo që e kemi më parë në triler – pasi që të gjitha shpresat duket se janë të humbura, shkruan KOHA Ditore.

Skena tjetër është në planetin Tokë dhe në të shfaqen Avengers – duke përfshirë Captain America (Chris Evans), Black Widow (Scarlett Johansson), War Machine (Don Cheadle), Bruce Banner (Mark Ruffalo) dhe Thor (Chris Hemsworth) – të cilët përpiqen ta kuptojnë femrën bionde, Kapitenen Marvel, e cila nuk materializohet askush dhe paraqitet në jetët e tyre.

Te fundit


Kthehu lart