“Avdyli vendosi kandidimin e Ndraxhit si deputeti i PS-së”, Dako: Nuk ka pranuar…


Gazeta Express
6 Qershor 2019 21:52

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka sqaruar pozicionin e deputetit socialist Ilir Ndraxhi, emri i të cilit në disa audio-përgjime të dosjes “339” përflitet nga pjesëtarë të familjes Avdylaj.

Në “Opinion” Dako tha se asnjë nga personat e përgjuar nuk ka përcaktuar kandidimin e Ilir Ndraxhit për deputet, por deklaroi se kandidimi i tij ka nisur që në vitin 2013.

“Pse ai e ka emëruar Ndraxhin deputet? Procesi i zgjedhjes së deputetëve fillon që në vitin 2013 me Ndraxhin të cilit i kemi kërkuar të jetë deputet i PS, nuk ka pranuar. Në 2015 i kemi kërkuar të jetë kryetar i Bashkisë së Shijakut. Nuk ka pranuar. Në vitin 2016, një miku im i ngushtë ka ardhur dhe më ka thënë kam biseduar me Ilir Ndraxhin dhe ka ndryshuar mendjen. Dhe kam qenë unë bashkë me mikun tim të cilin ja kemi prezantuar edhe kryetarit të partisë Edi Rama. Kur u vendos deputeti mori dhenë. Deputeti i Shijakut në këtë kohë ka qenë Blendi Klosi, i cili mori detyrë tjetër, për të drejtuar qarkun e Beratit”, deklaroi kryetari i Bashkisë së Durrësit.

“Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë thonë njerëzit, nëse njerëzit jashtë prezencës sime dhe bëjnë plane për të ma futur apo për të ma nxjerrë… Unë marr përsipër që në fushatën elektorale të mos ketë vjedhje votash, të mos ketë blerje votash e të mos ketë kërcënime. Të më dalë një kandidat, Agron Duka që të më thotë se kanë kërcënuar një votues”, tha Dako më tej.

Te fundit


Kthehu lart