Avdyli e cilëson Edi Ramën "kosmopolitan fals", thotë se po e "rehabiliton" shovinizmin serb - Gazeta Express
string(87) "avdyli-e-cileson-edi-ramen-kosmopolitan-fals-thote-se-po-e-rehabiliton-shovinizmin-serb"

Avdyli e cilëson Edi Ramën “kosmopolitan fals”, thotë se po e “rehabiliton” shovinizmin serb

Lajme

Gazeta Express

04/12/2022 19:47

Haxhi Avdyli, deputet në Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, e ka cilësuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Raa si ”kosmopolitan fals“.

Kjo pasi Rama i ka quajtur “nacionalizëm qesharak“ reagimet për rastin e dy futbollistëve nga Kosova që luajnë për kombëtaren e Zvicrës në futboll, Xhardan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Lexo Edhe:

Sipas Avdylit, Rama me këto deklarata poe dëmton rëndë patriotizmin natyral dhe po e rehabilion shovinizmi serb.

”Duke u shëndrruar në kosmopolitan fals, Edi Rama (dhe disa të sojit të tij) po rehabiliton shovinizmin Serb të radikalit Vuçiq, dhe po dëmton rëndë patriotizmin natyral mbarëshqiptar që kurrë skishte qëllime ekspansioniste“, ka thënë Avdyli.

”Qe 120 vite në Ballkanin e trazuar o je me kauzën e drejtë të Shqiptarizmës, o je me kauzat Çubrolloviqiane Serbe. Smund të jesh edhe edhe“, ka deklaruar ai. /Express