Avdullah Hoti flet si drejtues qeverie: Kemi filluar bisedat për mobilizimin e fondeve për ekonominë e prekur nga Covid-19 - Gazeta Express
string(92) "avdullah-hoti-flet-si-drejtues-qeverie-thote-se-duhen-masa-per-ngjalljen-e-ekonomise-ne-vend"

Avdullah Hoti flet si drejtues qeverie: Kemi filluar bisedat për mobilizimin e fondeve për ekonominë e prekur nga Covid-19

Gazeta Express

26/05/2020 11:02

I nominuari për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se sa më shpejt duhet të merren masa për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Hoti ka shkruar në Facebook se pandemia COVID-19 ka shkaktuar shok ekonomik, duke ndikuar në prodhim, punësim dhe eksporte.

Lexo Edhe:

“Është evidente se COVID-19 ka shkaktuar shok ekonomik, duke ndikuar negativisht në prodhim, punësim, të ardhura dhe eksporte. Prandaj, duhet ndërmarrë masa që sa më parë të normalizohet funksionimi i jetës ekonomike në vend”, ka shkruar Hoti.

Ai thotë se ka filluar komunikimin me institucionet për mobilizim të fondeve për rimëkëmbjen ekonomike në vend.

“Për mobilizimin e fondeve për rimëkëmbje ekonomike tashmë kemi filluar komunikimin me institucionet relevante për absorbimin sa më efikas të mbështetjes teknike dhe financiare”, ka shkruar Hoti në Facebook. /Express/