Avdullah Hoti reagon për rastin e dy të vdekurve në minierë - Gazeta Express
string(84) "avdullah-hoti-e-quan-flijim-per-te-miren-e-vendit-rastin-e-dy-te-vdekurve-ne-miniere"

Gazeta Express

02/06/2020 15:34

Avdullah Hoti reagon për rastin e dy të vdekurve në minierë

Gazeta Express

02/06/2020 15:34

I mandatuari për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së dy minatorëve në minierën e Artanës.

Hoti ka shkruar në Facebook se një inxhinier dhe një xehetar u shndërruan në shembull flijimi për të mirën e vendit, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Të gjithë jemi tronditur nga lajmi i kobshëm i shuarjes së jetës së dy bashkëqytetarëve tanë, z. Idriz Gërbeshi dhe z. Haki Arifaj, si pasojë e shembjes së dheut në minierën e Artanës.
Sot, një inxhinier dhe një xehetar yni, në vendin e punës, u shndërruan në shembull flijimi për të mirën e vendit”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Minatorët të cilët kanë mbijetuar tashmë janë nxjerrë nga miniera, ndërsa nga Forca e Sigurisë së Kosovës do të nxirren edhe dy trupat e pajetë.

Punëtorët që humbën jetët në minierë janë një xehetar dhe një inxhinier, të moshave 50 dhe 51 vjeç. /Express/