Avdijajt nuk i vazhdohet kontrata, duhet të kërkojë klub të ri - Gazeta Express
string(61) "avdijajt-nuk-i-vazhdohet-kontrata-duhet-te-kerkoje-klub-te-ri"

Avdijajt nuk i vazhdohet kontrata, duhet të kërkojë klub të ri

Gazeta Express

03/06/2020 13:15

Klubi skocez, Heart of Midlothian nuk e ka ndërmend t’ia vazhdojë kontratën futbollistit kosovar, i cili pëlqehet nga klubi portugez, SC Braga

Donis Avdijaj nuk po e gjen assesi qetësinë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Futbollisti kosovar nuk po bëhet rehat tash e sa vite.

Futbollisti ofanziv në muajin janar i ishte bashkuar klubit britanik, Heart of Midlothian, me të cilin kishte nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit.

Mirëpo, klubi skocez nuk e ka ndërmend t’ia vazhdojë kontratën përfaqësuesit kosovar, i cili gjatë verës do të jetë lojtar i lirë.

23 vjeçari me këtë rast nga tash do të jetë i lirë ta kërkojë një klub të ri.

Ai i ka zhvilluar vetëm tri ndeshje në ligë dhe dy në kupë me ekipin skocez para se të ndërpritej futbolli shkaku i pandemisë koronavirus.

Sipas mediave portugeze, SC Braga ka shprehur interesim për futbollistin e krahut të majtë.

Klubi portugez do të ishte i shtati në karrierën profesioniste të Avdijajt pas Schalkes, Sturmit, Rodas, Willem II, Trabzonsporit dhe Heartit. /Gazeta Express/