AUV promovon broshura për ushqim të rregullt - Gazeta Express
string(44) "auv-promovon-broshura-per-ushqim-te-rregullt"

Gazeta Express

06/12/2019 13:32

AUV promovon broshura për ushqim të rregullt

Gazeta Express

06/12/2019 13:32

Të mbajë llogari për mënyrën se si ushqehem, nënkupton të kujdesem për shëndetin dhe veten time. Fatkeqësisht këtë nuk e bëjmë, përkundër faktit se informacionet i kemi në dispozicion. Në erën e internetit, për ne të rinjtë njohuritë rreth ushqimit janë të pjesërishme, gjegjësisht për atë se si duhet të ushqehemi me rregull, mënyrën më të mirë të të ushqyerit e kështu me radhë. Në këtë kohë të shpejtë të jetës, ky lloj i edukimit është mëse i nevojshëm për ne të rinjt.

Këto janë një pjesë e mendimeve të nxënësve të disa shkollave të mesme të cilët morën pjesë në promovimin e broshurave për ushqim të rregullt, helmimet me ushqim dhe për atë si ta lexojmë dhe shfrytëzojmë tabelën nutritive, në etiketat e produkteve ushqimore. Promovimi i këtyre broshurave u zhvillua në Agjencinë për ushqim dhe veterinari (AUV).

Lexo Edhe:

Broshurat janë përgatitur nga Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Agjencinë për ushqim dhe veterinari. Mes tjerash në krijimin e këtyre broshurave ishin të përfshirë edhe persona profesionist nga sferat e ushqimit.

Projekti, siç njoftuan nga AUV-ja, realizohet në kuadër të Programit qeveritar për mbrojtje të konsumatorëve për vitin 2019 dhe me të duhet të finalizohet bashkëpunimi të cilin AUV-ja, dëshiron ta vendos me Ministrinë e Arsimit dhe Byronë për zhvillim të arsimit.

“Ky projekt është i dedikuar për grupin më të ndjeshëm të popullatës, për nxënësit, nxënësit e shkollave të mesme të cilët bëhen konsumatorë aktiv dhe të cilët duhet të bëjnë zgjidhje të duhur të ushqimit. Por edhe të posedojnë njohuri të vërteta për ushqim të rregullt. Në këtë mënyrë do të mbrohen nga ndikimet e shumta në rrjetet social ku shpesh herë ofrohen dieta të papërshtatshme dhe ushqim i cili mund të lë pasoja të vazhdueshme mbi shëndetin e tyre”, tha Kata Stojaovska, nga Sektori për mbrojtje të konsumatorëve pranë AUV-së.

Përfaqësuesja e Byrosë për zhvillim të arsimit, Sofka Kocevska, theksoi se ata si pjesë e sistemit arsimor e mbështesin këtë projekt dhe do të mundësojnë që broshurat të jenë në dispozicion të shkollave të mesme, duke dhënë edhe udhëzime për shfrytëzimin e tyre.

“Për shkak të çështjeve të rëndësishme të cilat i mbulojnë broshurat e këtij projekti, Organizata për mbrojtjen e konsumatorëve, në bashkëpunim me AUV-në, angazhoi përfaqësues nga institucionet shkencore, si autor të broshurave”, sqaroi kryetarja e OKMV-së, Mirjana Lonçar.

Prezantimin e këtyre broshurave e bëri Lidija Tozi, profesorësh universitar nga Fakultetit Farmaceutik. Meqë popullata e nxënësve të shkollave të mese është grupi më i ndjeshëm, kur bëhet fjalë për ushqim, në këtë material edukativ u zgjodhën tema të cilat vlerësohen si tejet të rëndësishme dhe të cilët përpunojnë çështje të cilët drejtpërdrejtë i dedikohen shëndetit të fëmijëve.

“Në broshurën Ushqim i rregullt, janë të përpunuara çështjen për atë se çka nënkupton ushqim i rregullt dhe si më shëndetshëm të ushqehemi. Njëkohësisht, duke i elaboruar disa dieta të caktuara të cilat shpërndahen nëpër rrjetet sociale, e që nxënësit e shkollave të mesme i shfrytëzojnë, ndërsa të njëjtat mund të shkaktojnë pasoja të padëshirueshme mbi shëndetin e kësaj kategorie të fëmijëve”, theksoi Tozi.

Ndërkohë, profesoresha Tozi, sqaroi dhe për helmimin me ushqim dhe si duhet të veprohet në këso raste. Sipas saj në këtë broshurë janë përpunuar shkaqe të ndryshme, përmes të cilëve ushqimi mund të shkaktoj helmim, simptomat dhe si duhet të veprohet në këso raste.

“Si ta lexojmë dhe shfrytëzojmë tabelën nutritive të etiketave në produktet ushqimore është përmbajtja në të cilët janë përpunuar shembujt praktik, për atë se si duhen të lexohen këto lloje të informacioneve, të cilët japin të dhëna për vlerën e ushqimit dhe produkteve ushqimore, e që të cilat do t’ju japin njohuri fëmijëve çfarë produkte duhet të zgjedhin dhe cila duhet t’i mënjanojnë”, potencoi ajo.

Ndryshe, këto broshura janë të vendosura në ueb faqet e AUV-së dhe OKMV-së. Së shpejti po këto broshura do të publikohen edhe në faqen e Byrosë për zhvillim të arsimit. Organizatorët e këtij prezantimi, theksuan se ideja kryesore është që shkollat e mesme këto broshura t’i shfrytëzojnë në lëndët mësimore apo gjatë përgatitjes së projekteve, me çka nxënësit e shkollave të mesme do t’i pasurojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre të jetesës në këto sfera, tepër të rëndësishme. Krahas përfaqësuesve të përmendur, në këtë prezantim morën pjesën edhe përfaqësues nga M.E.