AUV mbyll një restorant në Lipjan, dyshohet se së paku katër klientë u helmuan pasi konsumuan ushqim aty - Gazeta Express
string(103) "auv-mbyll-nje-restorant-ne-lipjan-dyshohet-se-se-paku-kater-kliente-u-helmuan-pasi-konsumuan-ushqim-aty"

Lajme

Gazeta Express

15/09/2022 17:05

AUV mbyll një restorant në Lipjan, dyshohet se së paku katër klientë u helmuan pasi konsumuan ushqim aty

Lajme

Gazeta Express

15/09/2022 17:05

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të martën ka mbyllur një restorant “fast food” në Lipjan, pasi dyshohet se se paku katër persona që kanë konsumuar ushqim aty, janë helmuar.

Këtë për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.

Lexo Edhe:

Thaçi tha se janë marrë pesë strisho dhe katër mostra për testim, ndërsa shtoi se lokali do të mbetet i mbyllur deri në daljen e rezultateve.

“Varësisht nga rezultatet laboratorike rasti do të procedohet sipas procedurave administrative bazuar në të gjeturat e mbledhura nga gjurmueshmëria e rastit”, tha Thaçi për Express.

Gazeta Express ka kontaktuar me Klinikën Infektive për të marrë detaje për gjendjen shëndetësore të të infektuarve dhe IKSHPK-në për rezultatet e analizave, mirëpo asnjëra palë nuk kanë qenë të qasshëm.